SHBA, 22 korrik, NOA – Çifti i artë i hollivudit, Mark Anthony dhe Xhenfier Lopez prej një jave kanë deklaruar divorcin me njeri-tjetrin. Pas rreth katër vitesh, yjet e muzikës kanë zgjedhur të qëndrojnë larg nga njeri-tjetri, por jo larg skenës dhe muzikës që i bërë të njohur.
E veçanta e koncerteve lidhet dhe me këngët e kënduara. Pak ditë më parë, Mark Anthony do të emociononte, si rrallë herë publikun në Bogota të Kolumbisë, teksa këndonte disa nga baladat më të bukura të tij. Ndërsa në mes të koncertit ka thënë, jo pa dhimbje se “fansat thonë se tani jam një burrë i vetëm”.
Por ndryshe nga melankolia e Mark Antony, Xhenifer Lopez duket se po e shijon më mirë ndarjen nga ish-burri i saj. Në koncertin e fundit që ka dhënë dhe në pjesëmarrjen në dasmën e djalit të një biznesmeni nafte në Uzbekistan, Xhenifer ka kënduar disa herë këngën, “I feel good”, si për ti kujtuar ish-burrit të saj se ndjehet mirë edhe pa të.
a.k/NOA