Tiranë, 22 korrik 2011 NOA – Minatorët e Bulqizës ndërpresin për dy ditë protestën, e cila po mbahet gjatë kësaj jave në Tiranë. Kryetari i sindikatës së minatorëve, Kol Nikolla tha në një konferencë për shtyp se pas 20 ditësh proteste, fillimisht në Bulqizë e më pas në Tiranë, u vendos ndërpreja e protestës.
“Protesta do të vijojë sërish ditën e hënë, por këtë herë vetëm në Bulqizë. Greva në Tiranë ia arriti qëllimit”, ka sqaruar kreu i sindikatës së minatorëve.
Minatorët kërkojnë rritje page, kryerjen e investimeve, kushte më të mira pune si dhe largimin e subjekteve të paliçensuara, miratimin e statusit të minatorit dhe uljen e moshës së daljes në pension.
a.q/NOA