English

Norvegjia edhe më herët nën objektivin e sulmeve

E premte, 22 korrik 2011, NOA- Norvegjia së bashku me Danimarkën dhe Suedinë kanë qenë prej kohësh në qendër të sulmeve terroriste.

Vetëm një vit më parë policia së bashku me FBI-në arrestuan një mikro-celulë të përbërë nga tre elementë, të cilët ishin duke përgatitur një sulm në Oslo.

Ky historik bëhet nga mediat ndërkombëtare, kryesisht ato amerikane ku thuhet se në krye të këtij operacioni ishte një anëtar i pakicës myslimane kineze të ujgurëve, që u përgjigjej dy anëtarëve të Al Kaedas. Njëri prej tyre u eliminua më vonë nga një sulm amerikan.

Edhe ky sulm ishte lajmëruar se do të ndiqte të njëjtën rrugë si operacioni i sulmeve të 11 shtatorit të Osama Bin Laden.

a.y/NOA

KOMENTE