Tiranë, 22 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 21 korrik 2011.
Gazeta “Shekulli” hapet me artikullin kryesor; “Aldo Bare nuk lejohet të shkojë në varrimin e së ëmës”, i vili flet për vendimin e drejtuesve të burgut ku mbahet personazhi i njohur i botës së krimit. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Greqia regjistron pronat e bregdetit të jugut”, “Femrat shqiptare tek doktori për të zvogëluar gjoksin”, “Skuadrat shqiptare zhgënjejnë në Europë”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor; “Projekti i BE, regjistrimi, përfitojnë 60 mijë në bregdet” i cili flet për hipotekimin e pronave. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Dëshmia e Kadri Hazbiut: Teme Sejko vdiq nga torturat”, “Bushati: Programi i PS, ofertë e re për shqiptarët”, “Rama: Konsultime me ekspertë për ndryshime në Kushtetutë”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Kryesia e re e PD, lista e kandidatëve që do të votohen nesër”, i cili flet zhvillimet në Këshillin Kombëtar të demokratëve pas zgjedhjeve vendore. Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull; “Ish-e dashura e Algenit “kap” kopertinën e Playboyt”, “79-vjeçari nga Përmeti: Grekët më vranë babanë dhe më burgosën nënën”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Piramida, tubim dhe firma nga mijëra qytetarë”, i cili flet për protestën e zhvilluar pasditen e djeshme kundër shembjes së Piramidës në kryeqytet. Disa tituj të tjerë janë; “Trojka e ambasadorëve; Emri i lojës Rama-Berisha është dialog”, “FMN: Pastrimi i parave në Shqipëri, i pandëshkuar”, “Rama: Bashkëpunim për të rishikuar sistemin”.
E përditshmja “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Seseri i nxjerr bojën PS, në Kuvend vetëm për rrogën”, i cili flet për pjesëmarrjen e deputetes socialiste në Kuvend. Disa tituj të tjerë janë; “Apeli i fundit i BE, të nisë dialogu politik pa tensione”, “PS: Do vijmë në Këshill, do të ikim kur të betohet Basha”, “Listat e reja me personat që ftohen për punësim në Greqi”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA