Buenos Aires, 22 Korrik NOA - Një filmim pornografik i Marilyn Monroe do të vihet në ankand dhe do të nisë në bazën e 500 mijë dollarëve (350 mijë euro) me 7 gusht në Buenos Aires me rastin e panairit ndërkombëtar të koleksionistëve filmik.
“Duke njohur mënyrën se si janë fanatikët e Marilyn – ka shpjeguar përgjegjësi i shitjeve Mikel Barsa – ky filmim i saj mund të arrijë në një milion dollarë”.
Çmimi bazë që do të nisë ky ankand do të jetë mijë dollarë.
Ky filmim i shkurtër pornografik, në ngjyra bardhë e zi, zgjat vetëm 6 minuta dhe lidhet me vitin 1946, kur aktorja ishte 21 vjeç dhe quhej Norma Jean Baker.
Së bashku me të ishte dhe një tjetër aktor i panjohur.
Filmi i përkiste një koleksionisti spanjoll dhe me vdekjen e tij trashëgimtarët vendosin ta nxjerrin atë në shitje.
r.b/NOA