English

Prifti, dëshmitari i parë: Nuk qëndroj në sallën e gjyqit

Tiranë, 22 korrik 2011 NOA – Gjykata e Lartë do të vijojë më datë 25 korrik gjykimin e akuzave që prokuroria i ka bërë ish ministrit të METE, Ilir Meta për korrupsion dhe rryfshet gjatë ushtrimit të postit të tij shtetëror. Pas refuzimit të kërkesës së avokatëve mbrojtës së Metës për të dëgjuar dëshminë e ish zv.ministrit të energjitikës, Leonard Beqiraj, gjyqtarët kanë vendosur të thërrasin seancën e ardhshme pas 3 ditësh, në orën 10.00, kur specialistët do të kqyrin kasetën filmikë të realizuar muaj më parë nga ish ministri Dritan Prifit.

Prifti ka qenë sot dëshmitari i parë i gjyqit ndaj Ilir Metës për video përgjimin.

Në përfundim të seancës Prifti ka deklaruar shumë shkurt për gazetarët se nuk e ka idënë se fare ka ndodhur në sallën e gjyqit.

“Unë nuk kam qenë në sallën e gjyqit, pasi kam ndenjur në dhomë tjetër.

Nuk e di cka ndodhur sot në gjyq, unë prita të më thërrisnin si dëshmitar. Erdha për të bërë detyrën time si qytetar, për të çuar misionin tim deri në fund dhe do të jem sërish i pranishëm sa herë të më thërrasin”, ka deklaruar Prifti.

Ndërkohë, kreu i LSI, Ilir Meta, i cili ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësorem pritet të dalë pas disa minutash në një deklaratë për median.

a.q/NOA

KOMENTE