Tiranë, 22 korrik, NOA – Procesi gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta është caktuar për në orën 11:00 nga ana e trupës gjykuese. Në seancën e parë pritet të dëshmojnë pesë dëshmitarë.
Ndërkohë që mësohet se mes dëshmitarëve është edhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili është dhe personi që realizoi video-përgjimin me ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta.
4 dëshmitarët e tjerë që janë thirrur në Gjykatën e Lartë janë persona që cilësohen të kenë dieni në lidhje çështjet e trajtuara në proces dhe janë thirrur nga palët.
Vetë kreu i LSI-së dhe ish-zëvendëskryeministri ka deklaruar se hetimi i bërë nga prokuroria është bërë në shkelje me ligjin dhe në disa raste është përdorur për motive politike, gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore. Sipas tij; “nuk ekziston asnjë provë origjinale që mund të merret si një provë e ligjshme. Nuk flasim thjesht për aspektin procedural, që është bërë një përgjim pa leje apo i paautorizuar etj. Por nuk ekziston asnjë provë origjinale. Nuk ekziston një filmin origjinal ndaj person tim”, ka thënë Meta.
a.k/NOA