English

Sequi: Politika të bashkëpunojë për integrimin në BE

Pogradec, 22 korrik, NOA – Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi tha sot nga qyteti i Pogradecit se klasa politike duhet të bëjë më shumë për integrimin e vendit. Në një prononcim dhënë për mediat, Sequi ka theksuar se “politika duhet të bashkëpunojë për integrimin në Bashkimin Europian” dhe për të gjitha reformat e nevojshme që lidhen me prioritete dhe rokomanedimet e Brukselit.

Nga ana tjetër, Sequi ka theksuar se institucionet e komunitetit evropian janë “gati të asistojmë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian”. Më tej ai shtoi se perspektiva evropiane e vendit është ende larg agjendës së integrimit.

a.k/NOA

KOMENTE