Oslo, 22 korrik 2011, NOA- (Update) Nga shpërthimi i ndodhur pasditen e sotme në kryeqytetin e Norvegjisë, në Oslo bilanci i viktimave sa vjen e rëndohet.
Nuk janë më 2 personat që kanë humbur jetën pasi numri i tyre ka shkuar në 7, ndërsa të plagosurit llogariten në mbi 15.
Siç raporton televizioni publik NRK, i dyshuar për këtë sulm dyshohet të ketë qenë një grup i Xhihadit, i njohur si “Mbështetësit e Xhihadit global”, duke e cilësuar shpërthimin si një akt hakmarrje për publikimin e karikaturave të Muhamedit.
Sipas policisë dyshohet se ky sulm është shkaktuar si pasojë e një autobombe, ku sipas pamjeve të kamerës së sigurisë, një makinë e madhe është parë të kalojë para godinës së qeverisë vetëm pak minuta para shpërthimit.
Ndërkaq pas shpërthimit të ndodhur në Oslo, një tjetër sulm është shënuar pak orë më pas në Utoyea, ku 5 persona kanë ngelur të plagosur, ku për këtë sulm të dytë dyshohet se autor ka qenë një person i maskuar si polic i cili ka hyrë në një kamp të rinjsh dhe ka filluar të gjuajë me armë në drejtim të njerëzve të mbledhur. Por që është prangosur vetëm pak më pas më pas, ndërsa nga ana e policisë është hedhur hipoteza se dy ngjarjet kanë lidhje njëra me tjetrën.
Mësohet se sulmi ka ndodhur në një kamp të rinjsh ku kryeministri i vendit Jens Stoltenberg do të merrte pjesë në një takim qeveritar me të rinjtë e Partisë Laburiste.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti i Bashkimit Europian Herman Van Rompuy, e kanë dëshmuar ashpër këtë sulm.
a.y/NOA