English

Shpërthim i fortë në Oslo, tronditet selia e qeverisë

Oslo, 22 korrik 2011 NOA – Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin e Novergjisë, Oslo, pak minuta më parë.

Sipas informacioneve të mediave vendase, shpërthimi i fortë ka ndodhur shumë pranë selisë së qeverisë, konkretisht, brenda ambienteve të një prej gazetave më të mëdha në vend, VG.

Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit, ndërsa deri më tani raportohen 8 të plagosur dhe ka konfuzion informacionesh.

Mediat norvegjeze raportojnë se rruga kryesore është në kaos, ndërsa është bllokuar kalimi në thuajse të gjitha akset rrugore të Oslos.

a.q/NOA

KOMENTE