Tiranë, 22 korrik, NOA – Pritet të fillojë këto momente në Gjykatën e Lartë procesi i gjykimit ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Jashtëm Ilir Meta. Në seancën e parë pritet të bëhen dhe dëshmitë në lidhje me akuzën që ka bërë ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.
Procesi ndaj Metës u vendos të niste pas heqjes dorë të avokatëve të tij nga pushimi i çështjes për procedurë. Ndërkohë që Gjykata i vlerësoi aktet e ekspertimit të video përgjimit të bëra nga prokuroria si jo të rregulla.
Hetimi ndaj tij nisi pas publikimit në media të një video të regjistruar nga ish-ministrit Prifti, në bazë të padisë së të cilit, në këtë material filmik është folur për afera korruptive.
Avokatët e Metës kanë hedhur poshtë pretendimet dhe aktet e ekspertimit të Prokurorisë, të cilat u kryen nga ekspertë amerikanë dhe anglezë.
a.k/NOA