English

Sydney, protagonisti i “Parajsës së Humbur” do të jetë Bradley Cooper

Sydney, 22 Korrik NOA - Do të xhirohet në Australi, fillimisht në studimet Fox të Sydney, versioni kinematografik i “parajsës së Humbur”, një poemë e shkrimtarit anglez John Milton, me Bradley Cooper, yllin e The Hangover në rolin qendror të Satana.

Qeveria e “New South Wales”, që ka siguruar një buxhet prej 100 milionë dollarësh dhe ka premtuar mbështetje financiare, ka njoftuar gjithashtu se regjisori do të jetë australiani Alex Proyas që ka drejtuar I Robot me Will Smith dhe Knowing me Nicholas Cage.

r.b/NOA

KOMENTE