English

Thaçi- Olldashi: Bashkëpunim për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave

Prishtinë, 22 korrik 2011, NOA- Në një vizitë të bërë në Kosovë ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë Sokol Olldashi u prit në një takim nga Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Që në fillim të takimit biseda mes tyre është përqendruar në bashkëpunimin e të dyja vendeve në fushën e transporteve dhe telekomunikacionit.

Kosova dhe Shqipëria po zhvillojnë bashkëpunim i cili do të duhej të jetë shembull i bashkëpunimit të mirë edhe për rajonin, dhe kjo reflekton edhe për paqen, stabilitetin dhe perspektivën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të rajonit, është konstatuar në takimin që kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka zhvilluar me ministrin shqiptar Sokol Olldashi.

Sakaq më tej është theksuar se është e domosdoshme të avancohet bashkëpunimi në fushën e transporteve dhe telekomunikimit mes Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë që të krijohen kushte të mira për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në mes të dy vendeve si dhe plotësimin e kushteve për integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike.

a.y/NOA

KOMENTE