English

Tjetër sulm trondit Norvegjinë. SHBA- PE: Akt i neveritshëm

E premte, 22 korrik 2011, NOA- Pas shpërthimit të ndodhur në kryeqytetin e Norvegjisë në Oslo një tjetër sulm është shënuar pak orë më pas në Utoyea, ku 5 persona kanë ngelur të plagosur.

Për këtë sulm të dytë dyshohet se autor ka qenë një person i maskuar si polic i cili ka hyrë në një kamp të rinjsh dhe ka filluar të gjuajë me armë në drejtim të njerëzve të mbledhur.

Mësohet se sulmi ka ndodhur në një kamp të rinjsh ku kryeministri i vendit Jens Stoltenberg do të merrte pjesë në një takim qeveritar me të rinjtë e Partisë Laburiste.

Ndërkaq menjëherë pas sulmit të ndodhur rreth orës 15.00 në Oslo ku një shpërthim i fuqishëm shkaktoi 2 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur reagoi edhe Presidenti i Bashkimit Europain, Herman Van Rompuy, i cili e cilësoi këtë sulm të pajustifikueshëm dhe e dënoi atë.

Pas kësaj ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit i cili e cilësoi këtë akt si të neveritshëm dhe i dënoi ashpër ideatorët e ngjarjes.

a.y/NOA

KOMENTE