English

Universitetet, Berisha: Fond i veçantë për përshtatjen e teksteve

Tiranë, 22 korrik 2011 NOA – Ministria e arsimit ka prezantuar sot projektin “Rrjeti Tematik në Universitete”, ku ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha.

Berisha deklaroi sot se, cilësia e universitete është sfida në arsimin e lartë. Në ceremoninë e organizuar, Berisha tha se projekti është një hap i madh përpara në përpjekjet për një Shqipëri dixhitale. Ai u shpreh se, në buxhetin e shtetit duhet të parashikohen fonde, që në universitete të ndërmerret një kapitull i ri për përshtatjen e teksteve më të mira të kohës. “Viti akademik do ketë zërin e vecantë të përkthimit të teksteve më të mira të kohës”- deklaroi kreu i qeverisë, ndërsa i shprehu mirenjohjen më të thellë qeverisë dhe taksapaguesve italianë për financimin e projektit të rrjetit telematik të universiteteve, një dhuratë shumë e çmuar kjo për botën universitare shqiptare”. Projekti do të vendosë në dispozicion të gjitha sistemet dixhitale të arkivës shkencore, që ekzistojnë në Europë. Ai është parashikuar për universitetet publike, por sapo të përfundojë, qeveria merr përsipër shtrirjen e tij në universitete private.

a.q/NOA

KOMENTE