English

Vazhdon protesta e minatorëve në Tiranë

Tiranë, 22 korrik, NOA – Minatorët e Bulqizës do të vijojnë edhe sot protestën në kryeqytet për plotësimin e kushteve të tyre. Minatorëve që protestojnë prej pesë ditësh u janë shtuar dhe 60 minatorë të tjerë, të cilët janë nisur mëngjesin e sotëm nga Bulqiza.

Minatorët kanë nisur në Bulqizë disa ditë më parë protestat për përmirësimin e kushteve të punës. Ata kanë paraqitur kërkesa zyrtare pranë institucioneve për rritje page, përmirësimin e kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit.

Edhe pas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, për pezullimin e një pjese të kontratës me kompaninë austriake “ACR” , minatorët kanë vijuar protestën e tyre. Ata kanë kërkuar që kontrata me këtë kompani të mos respektohet për shkak se nuk ka plotësuar kushtet.

a.k./NOA

KOMENTE