Londër, 22 Korrik NOA - Janë rritur kuotimet për Mirko Vucinic në drejtim të “White Hart Lane”.
Në shtëpinë e Tottenham po vazhdohet të punohet për një forcim të skuadrës dhe sidomos në repartin e sulmit, por për të arritur tek Emmanuel Adebayor spor bëhet një situatë gjithnjë e më e komplikuar nga ç’parashikohej.
Sipas anglezes “Metro”, Manchester City preferon të shesë sulmuesin togolez sipas preferencave të tij ekonomike dhe në këtë pikë skuadra e Spursa-ve ka gjetur zëvendësuesin e tij ideal që mban emrin e 27-vjeçarit nga Mali i Zi, Mirko Vucinic. Me sa bëhet e ditur Tottenham është e gatshëm që të paguajë një shifër prej 17 milionë eurosh që të sigurojë shërbimet e tij.
r.b/NOA