Ylli i popit, këngëtarja britanike, Amy Winehouse është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Camden, në veri të Londrës.
Këngëtarja 27 vjeçare, ka kohë që po lufton ndaj varësisë së alkoolit dhe drogës.
Vdekja e saj është duke u trajtuar si e pashpjegueshme.
“Policia është thirrur nga një Shërbim i Ambulancës së Londrës në një adresë në sheshin Camden pak pas para orës 16, pas raporteve se një grua është gjetur e vdekur”, thuhet në një deklaratë të policisë.
“Pas arritjes, zyrtarët kanë gjetur trupin e një femre 27 vjeçare, e cila është shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes”, citon agjencia France Press raportin e policisë.
Mësohet se janë duke u hetuar rrethanat që kanë çuar në vdekjen e këngëtares.
Winehouse u tërhoq së fundi nga një turne muzikor, pas performansës tejet të dobët në Serbi.
Këngëtarja fillimisht u tërhoq nga koncertet në Stamboll dhe Athinë, por, menaxherët e saj, më pas anuluan edhe koncertet tjera.