Vlorë, 23 korrik, NOA – Pas pesë muajsh policia e Vlorës ka arritur të arrestojë edhe autorin e tretë të grabitjes së 107 mijë eurove në fshatin Radhimë.
Deat Fatmir Kapo, 23-vjeç lindur dhe banues në fshatin Radhimë është arrestuar dje rreth orës 09:00.
Kapo së bashku me Kulemans Havaraj 19-vjeç dhe personin me inicialet E.D 17-vjeç më datën 25 shkurt kanë grabitur në banesën e qytetarit M. L. shumën prej 107.500 euro.
Policia arriti të arrestonte në atë kohë Kulemans Havarajn, ndërsa Kapo kish arritur të largohej.
Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata Penale e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
a.k/NOA