Oslo, 23 korrik, NOA - Numri i të vrarëve me armë dhe bomba në dy sulmet e së premtes në Norvegji ka lënë të paktën 91 persona të vdekur, ka bërë të ditur policia.
Sipas shifrave të fundit, 84 persona u vranë në një kamp rinor vetëm disa orë pasi shtatë persona të tjerë u vranë në një shpërthim në qendër të qytetit Osllo.
Policia dyshon se i njëjti njeri i ka kryer të dy sulme. Zyrtarët policorë thonë se personi i arrestuar, një 32-vjeçar norvegjeze, tani është duke bashkëpunuar për hetimet dhe dëshiron të shpjegojë motivet e tij për vrasjet.
Policia gjithashtu tha sot se lidhjet në internet në kompjuterin e të arrestuar në shtëpinë e tij, tregojnë se ai është një "fundamentaliste i krishterë" me prirje të djathta.
NOA/RFE