English

Berisha: Sulmet në Oslo, akte barbarie

Tiranë, 23 korrik, NOA - Kryeministri Sali Berisha dënon aktet terroriste të ndodhura dje në Oslo të Norvegjisë si dhe shpreh mbështetjen për qeverinë dhe kombin norvegjez.

“Sulmet e sotme terroriste ndaj godinave qeveritare dhe kampusit të të rinjëve në Oslo të Norvegjisë, janë aktet më të fundit të barbarisë ndaj lirisë së kombit Norvegjez dhe vlerave të qytetërimit tonë”, thuhet në një reagim të kryeministrit Sali Berisha.

Kreu i mazhoranca ka shprehur mbështetjen për qeverinë norvegjeze. “Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte të shëmtuara terroriste, Kryeministri Berisha shpreh mbështetjen, simpatinë dhe solidaritetin ndaj Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë dhe kombit norvegjez, si dhe besimin e palëkundur se autorët dhe organizatorët e këtyre sulmeve të shëmtuara do të marrin përgjigjen e merituar”, shprehet kreu i qeverisë, Sali Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE