English

Bota e muzikës humbet një tjetër zë të madh: Amy Winehouse

Londër, 23 korrik, NOA – Lajm tronditës. Ylli i popit, Amy Winehouse, nuk jeton më. Këngëtarja britanike ka mbyllur sytë në shtëpinë e saj në Londër.

Duke i lënë miliona fansa të saj në të gjithë botën, me kujtimin e zërit të saj të mahnitshëm.

Të gjithë do të mrekullohen sa herë të dëgjojnë këngën “Love is Losing Game” e shumë hite të saj, që e bënë vajzën 27-vjeçare ndër këngëtaret më të dashura në botë.

Po, kishte probleme me veten. Kishte kohë që po luftonte ndaj varësisë së alkoolit dhe drogës, që për fat të keq kishte krijuar, edhe duke qenë një artiste e madhe.

Por gjithsesi, për fansat e saj, kjo nuk ka patur asnjëherë rëndësi para zërit të bukur që ajo u falte dhe emocioneve në koncertet e mëdha të saj live.

Një gjë është fakt, që pas vdekjes së të madhit Majkëll Xhekson, kjo është humbja e re e radhës në botën e muzikës.

Këtë herë, vdekja rrëmbeu një zë të ri, që nëse do të jetonte, kushedi sa këngë dhe melodi do të na dhuronte.

Vajzën ekstravagante 27-vjeçare që do trondiste shpesh me imazhin e saj dhe ndonjëherë edhe teprimet, por që asnjëherë nuk mundën t’ia ndryshonin zërin dhe talentin si të tillë ...

n.e/NOA

KOMENTE
  • Vivi Sdisitavejmbiemrin19:53 - 23 Korrik 2011
    gjynaf... iku edhe nje ze tjt i madh i muzike boterore..:(((