English

Delvinë, sherr në orët e para të mëngjesit, plagosen dy 16 vjeçar

Delvinë, 34 korrik 2011, NOA- Një grup të rinjsh nga qyteti i Delvinës, që në orët e para të mëngjesit e sotëm nga një debat i momentit kanë kaluar në goditje me armë zjarri.

Sipas policisë bëhet e ditur se për këtë ngjarje disa persona janë shpallur në kërkim, ndërsa vetëm njëri prej tyre është vënë në prangat e policisë i identifikuar si Jeno Alinani, 20 vjeç, banues në fshatin Rusan-Delvinë.

Mësohet se arrestimi i të riut erdhi pasi dyshohet se në bashkëpunim me disa të rinj të tjerë, mbasi janë konfliktuar për motive të dobëta, me dy 16 vjeçar nga Delvina me identitete Th. C dhe E.Sh., i kanë plagosur me armë zjarri duke u shkaktuar plagë të lehta.

Nga ana e bluve të qytetit është bërë identifikimi i bashkëpunëtorëve të Alinanit dhe po punohet për kapjen e tyre.

Sakaq në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është sekuestruar një gëzhojë e armës së gjahut, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë e sportive”, “Plagosje e lehte nga pakujdesia” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

a.y/NOA

KOMENTE