Londër, 23 Korrik, NOA- Fustani i nusërisë, së bashku me kujtime të tjera të dasmës së princeshës Kate janë ekspozuar sot në zemër të ekspozitës vjetore në Buckingham Palace, Londër, e cila do të mbahet këtë vit nga data 23 Korrik deri më 3 tetor.
Gjatë edicioneve të mëparshme, këtu janë ekspozuar dhe veshjet martesore që u përkisnin Mbretëreshës Elizabeth, nënës së mbretëreshës dhe mbretëreshës Viktoria.
Kostoja e biletës për të hyrë në ekspozitë është rreth 17 sterlina, një shumë shumë e vogël në krahasim me vlerën e veshjes nusërore të ideuar nga shtëpia e modës së Alexander McQueen: rreth 250 mijë sterlina.
Përveç fustanit janë ekspozuar edhe këpucët e veshura nga princesha, që mbajnë emrin e stilistit Sarah Burton, të cilat edhe pse gjatë ceremonisë të mbuluara nga fustani martesor, nuk kanë mundur të vërehen shumë, por që vërtet meritojnë të admirohen. Edhe në dasmën e vitit, tradita është respektuar.
Kate, në fakt, ka veshur diçka të huazuara: kurorën e mbretëreshës, e cila përbëhet nga mijëra diamante dhe që mund të shihet nga afër së bashku me vathët e Kate dhuruar nga prindërit për martesën e saj.
Veshjet e princeshës Kate do të mund të shikohen nga të gjithë vizitorët.
a.e./NOA