English

I moshuari vret 17-vjeçarin me çifte

Lezhë, 23 korrik, NOA – Një 80-vjeçar ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një 17-vjeçar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tresh të Lezhës. 80-vjeçari Mark Trushi ka qëlluar me çifte të riun Pashk Moli.

Të dhënat e para flasin për një ngjarje aksidentale. Sipas raportimeve paraprake, 17-vjeçari kishte probleme mendore dhe njhej për lëvizjet e shpeshta që bënte gjatë natës. Rreth orës 03:00 ai ka hyrë në ambientet e oborrit të shtëpisë së Mark Trushit.

Në ketë moment, 80-vjetari Turshi ka kujtuar se bëhej fjalë për hajdutë që po i grabisnin banesën dhe ka qëlluar me çifte në drejtim të presonit. Goditja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë menjëherë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

a.k/NOA

KOMENTE