Miyagi, 23 korrik 2011, NOA- Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës rihter është regjistruar në verilindje të Japonisë, rreth orës 13:34 të orës lokale, ose në 06: 34 të orës sonë.
Kjo lëkundje sizmike është shënuar në të njëjtën zonë në të cilën u shënua edhe tsunami i 11 marsit të kaluar.
Sipas agjencisë meteorologjike të Japonisë, epiqendra e kësaj lëkundje ka qenë në ujërat e oqeanit Paqësor, shumë pranë brigjeve të prefekturës së Miyagi, me thellësi 40 kilometër.
Sipas të dhënave paraprake nuk janë raportuar dëmet dhe as nuk është paralajmëruar ndonjë tsunam i mundshëm.
a.y/NOA