English

Kryesia e re e PD, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha më i votuari

Tiranë, 23 korrik 2011, NOA Update – Pas fitores së betejës elektorale të 8 majit në kryeqytet, Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Lulzim Basha është edhe anëtari më i votuar i kryesisë së re të Partisë Demokratike, i ndjekur nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi.

Nga votimi i listës me 42 kandidatura të propozuara për kryesinë e re të Partisë Demokratike, ku kryetari Sali Berisha është automatikisht anëtar i saj, Lulzim Basha rezultoi anëtari më i votuar me 116 vota, duke u zbuluar si një nga emrat lider të PD-së pas kryetarit Berisha.

Menjëherë pas tij në listën e kryesisë renditet Sokol Olldashi me 104 vota.

Ndër emrat e votuar të listës janë edhe ministri i ri i Turizmit, Aldo Bumçi me 98 vota, kryeparlamentarja Jozefina Topalli me 94 vota sikundër edhe ministri i Brendshëm Bujar Nishani, për të vijuar më tej me kreun e grupit parlamentar Astrit Patozi dhe ministrin e Financave Ridvan Bode.

Në votimin e sotëm që zgjati tri orë morën pjesë 134 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nga 144 gjithsej.

Në kutinë e votimit u gjetën 134 fletë, nga të cilat 131 të vlefshme dhe tri fletë votimi të pavlefshme.

Lista e plotë sipas votave për 42 kandidaturat e propozuara:

1-LULZIM BASHA 116

2-SOKOL OLLDASHI 104

3-EDMOND SPAHO 103

4-ALDO BUMCI 98

5-JOZEFINA TOPALLI 94

6-BUJAR NISHANI 94

7-ASTRIT PATOZI 93

8-FLAMUR NOKA 93

9-RIDVAN BODE 92

10-JEMIN GJANA 84

11-EDI PALOKA 79

12-FATOS BEJA 79

13-MESILA DODA 78

14-GENC RULI 76

15-KELTIS KRUJA 75

16-MAJLINDA BREGU 75

17-ADRIANA GJONI 72

18-ILIR RUSMAJLI 71

19-ARBEN QIRJAKO 69

20-EDUART HALIMI 68

21-MYQEREM TAFAJ 65

22-RAJMONDA BULKU 65

23-ARTA SAKJA 64

24-GENT STRAZIMIRI 64

25-ARBEN IMAMI 62

26-DHORI KULE 60

27-TRITAN SHEHU 60

28-ENKELEJD ALIBEAJ 58

29-ILIR PANO 58

30-LAJLA PERNASKA 58

31-JORIDA TABAKU 57

32-PAULINA HOTI 57

33-EDIT HARXHI 56

34-LEDINA ALIOLLI 53

35-MARK MARKU 51

36-ARENCA TRASHANI 50

37-GENC POLLO 49

38-ARDIAN TURKU 47

39-GAZMEND OKETA 45

40-SPIRO KSERA 43

41-ZANA TURKU 43

42-LEONARD DEMI 39

Pas përmbylljes së votimit PD shpalli 25 anëtarët e kryesisë së re të Partisë Demokratike.

Kryesia e re e PD-së përbëhet nga:

1. SALI BERISHA

2 ADRIANA GJONI

3 ALDO BUMCI

4 ARBEN QIRJAKO

5 ARTA SAKJA

6 ASTRIT PATOZI

7 BUJAR NISHANI

8 EDI PALOKA

9 EDMOND SPAHO

10 EDUART HALIMI

11 FATOS BEJA

12 FLAMUR NOKA

13 GENC RULI

14 ILIR RUSMAJLI

15 JEMIN GJANA

16 JOZEFINA TOPALLI

17 KELTIS KRUJA

18 LAJLA PERNASKA

19 LULZIM BASHA

20 MAJLINDA BREGU

21 MESILA DODA

22 MYQEREM TAFAJ

23 RAJMONDA BULKU

24 RIDVAN BODE

25 SOKOL OLLDASHI

Mes emrave të kryesisë vihen re emrat e rinj të PD-së si Mesila Doda, Keltis Kruja, Arta Sakja, Arben Qirjako.

Kryesia e re e Partisë Demokratike përbëhet nga 18 burra dhe 7 gra.

mit/NOA

KOMENTE
  • tirana02:43 - 24 Korrik 2011
    shpresojme qe pd ta mari basha se dhe berisha eshte lodhur shum se po te jete per ps berisha duhet me nderruar residencen me e bere ke kryeministria