English

Milla Jovovich, protagonistja e kalendarit të Camaprit 2012

Paris, 23 Korrik NOA - Milla Jovovich do të jetë protagonistja e ardhshme e Kalendarit Campari 2012, i cili është realizuar nga fotografi francez Dimitri Daniloff.

Aktorja, modelja, fashion-dizajner dhe këngëtare e lindur në Ukrainë, do të jetë diva e 13-të protagoniste për celebrimin e këtij kalendari.

Në 2011 ky rol për herë të parë i është ofruar një mashkulli dhe bëhet fjalë për Benicio del Toro.

Pjesëmarrja e Milla Jovovich shënon një rikthim të protagonizmit femëror.

Jovovich ndjek në këtë mënyrë gjurmët e Salma Hayek, Eva Mendes dhe Jessica Alba.

r.b/NOA

KOMENTE