English

Ndalohet i armatosuri me thikë, afër kryeministrit Norvegjez

E shtunë, 23 korrik 2011, NOA- Policia norvegjeze ka ndaluar një djalë të ri të armatosur me thikë pranë kryeministrit të vendit Jens Stoltemberg, ndërsa ishte për vizitë në ishullin e Utoeya, në vendin e masakrës së djeshme.

Siç raporton televizioni kombëtar NRK, i prangosuri nga policia ka shpjeguar se e kishte thikën me vete sepse nuk ndihej i sigurt në vend.

I riu i arrestuar ishte një djalë i moshës 16-17 vjeç dhe siç deklaroi vetë para se të hipte në makinën e policisë, ishte një anëtar i të rinjve laburist.

Djali me flokë të errëta kishte veshur një palë pantallona të shkurtra, një bluzë me mëngë të shkurtër dhe sipas dëshmitarëve buzëqeshte teksa policia po e merrte.

I prangosuri ishte në mes të turmës në momentin që policia ndërhyri papritmas duke e arrestuar.

a.y/NOA

KOMENTE