Nju Jork, 23 Korrik NOA - Skena kujton në mënyrën më të mirë personazhin e famshëm komik të Benny Hill Show: një i burgosur që arratiset me këmbë të lidhura duke vrapuar përgjatë korridorit të një burgu në kontenë e Nju Jorkut.
Pas tij në ndjekje kanë qenë agjentët e policisë që në mënyrë të pabesueshme nuk arrinin dot ta kapnin atë.
Episodi është kapur nga telekamerat e sigurisë dhe ka përfunduar dhe jashtë mureve të burgut duke fituar “lirinë” e tij në ueb.
Pikërisht në lidhje me këtë episod, tepër i irrituar, zyra e sherifit ka deklaruar për Times Union: Nuk i paguajmë agjentët tanë për të bërë skeçe komike.
r.b/NOA