English

Norvegji, jepen të dhëna për njeriun që vrau rreth 80 persona

Olso, 23 korrik, NOA – Policia ka dhënë sot të dhënat e para mbi personin që qëlloi me armë dhe bëri masakrën në kampin e të rinjve në ishullin Utoya në Norvegji. Sipas mediave norvegjeze ai është 32 vjeçari Anders Bering Breyvik. Mendohet se autori i sulmit kishte lidhje me ekstremistët e krahut të djathtë.

Ai mendohet se ka arritur në ishulli i maskuar si një përfaqësues i policisë. Ai ka hapur zjarr, pasi u ka thirrur disa të rinjve në norvegjisht.

Ndërkohë që, po sipas medieve norvegjeze, ai mendohet të ketë qenë dhe në vendin e shpërthimit të bombës, dy orë para ngjarjes.

Në ishull u vranë 80 persona dhe 7 ë tjerë janë vrarë në qendër të Olos, ku shpërtheu bomba.

a.k/NOA

KOMENTE
  • adi12:19 - 23 Korrik 2011
    kafsha qe eshte kafshe do te mbehtet kafshe