Tiranë, 23 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 22 korrik 2011.
Gazeta “Shekulli” hapet me titujt kryesor, “Meta-Prifti, takim në shkallët e gjykatës”, i cili flet për procesin e djeshëm. Disa tituj të tjerë janë; “Këshilltarët, sa para fitojnë njerëzit që rrinë pranë kryeministrit”, “Të blesh shtetësinë shqiptare për 5 mijë euro”.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “PD, 40 kandidatë në garë për kryesinë e re”. Disa tituj të tjerë janë; “Rrëfimi i Elvana Gjatës, e vërteta e marrëdhënies sime me Florin. Në Greqi për dashurinë e humbur”, “Prokuroria tërheq videon e ryshfetit 70 mijë euro”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor; “Sulmohet komisariati në Kamës, plagosen shefat dhe 3 policë”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur dje në Kamëz. Disa tituj të tjerë janë; “Ritvan Bode kapet mat me të fejuarën në plazhin e Durrësit”, “Pranga dy ushtarakëve dhe dy punonjësve të minibashkisë nr. 7”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Gjyqtarët me pasuri marramendëse”, i cili flet për pasurinë e njerëzve të drejtësisë. Disa tituj të tjerë janë: “Gjykata ndryshon radhën e hetimit, do riinspektojë videon, harron dëshmitarin”, “Rrihen shefat e policisë në Kamëz”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Reforma që kërkon BE, PS i vë kushtet mazhorancës”, i cili flet për qëndrimet e PS. Një tjetër artikull i kësaj gazete është; “Prokuroria heq provën që impononte Prifti”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA