Mitrovicë, 23 korrik 2011, NOA- Një djalë i ri rreth të 30-ve është vënë në prangat e policisë së Mitrovicës si autor i shantazhit të bërë ndaj një farmaciste.
Sipas policisë i ndaluari është arrestuar pasi kishte kërcënuar në telefon një femër Serbe e cila punon në një farmaci në oborr të spitalit.
Mësohet se gjatë kërcënimit të bërë me telefon ai i ka kërkuar farmacistes 5 000 euro në mënyrë që ta linte të qetë.
Pas denoncimit të bërë nga ana e saj, policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe e ka dërguar në paraburgim pasi ishte nën ndikimin e alkoolit.
a.y/NOA