English

Shiti makinën e vjedhur, bie në pranga 26 vjeçari

Vlorë, 23 korrik 2011, NOA- Arnold Jaho 26 vjeç me origjinë nga Tirana u vu në prangat e policisë së Vlorës pasi dyshohet si autori i shitjes së një makine të vjedhur.

Ndjekja penale ndaj të riut kryeqytetas erdhi pasi ai i ka shitur shtetasit G. C., 28 vjeç, banues ne lagjen “Hajro Cakërri” automjetin tip benz me targa AA 510 AO, me vlerë 6.000 euro, mjet i cili mbas verifikimeve të kryera figuron si i vjedhur në Itali.

Sakaq nga ana e policisë së qytetit bregdetar u bë bllokimi i automjetit në cilësinë e provës materiale dhe lidhur me veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, Prokuroria e Vlorës nisi hetimet.

a.y/NOA

KOMENTE
  • xxxx12:44 - 23 Korrik 2011
    e bravo policia di albanesse