Gjermani, 23 Korrik NOA - Dyshimet e shumta që kanë mamatë përgjatë shtatzënisë së tyre duhet thënë se janë të shumtë dhe pyetje pas pyetje, stresi i tyre akumulohet akoma dhe më shumë.
Sipas një studimi të fundit të Universitetit Gjerman të Costanza të publikuar në revistën Translational Psychiatry, një mama e stresuar gjatë shtatzënisë mund të provokojë efekte afatgjatë edhe tek fëmijët e tyre, duke i bërë më të ndjeshëm, më nevrikë dhe duke ndikuar që në situatë të vështira ata të mos i kalojnë lehtësisht, por tepër të stresuar.
Në këtë mënyrë një mamaje të stresuar i përgjigjet, një fëmijë jo shumë i qetë gjatë fëmijërisë. Studiuesit kanë analizuar një kampion prej 25 femrash dhe fëmijësh që janë monitoruar deri në arritjen e një moshe madhore.
U zbulua se shtatzënia ishte shumë stresuese dhe e rëndë, nga abuzime shtëpiake apo dhunë fizike dhe fëmijët shfaqnin alternim të një gjeni, receptorët e glukokortikoidit, i përfshirë në rregullimin dhe përgjigjet hormonale të stresit.
r.b/NOA