Oslo (Norvegji), 23 korrik, NOA - Numri i të vdekurve në dy sulmet terroriste në Norvegji ka rritur në 87. Policia tha se 80 vetë u vranë kur një i armatosur hapi zjarr në një kamp rinor të Partisë së Punës në Otoja, jashtë Osllos.
Shefi i policisë Oystein Maeland tha se sulmi kishte arritur "përmasa katastrofike."
Shtatë vetë u vranë në një shpërthim të madh në Oslo. Një 32-vjeçar norvegjeze është arrestuar në lidhje me të dy sulmet.
Stacioni televiziv norvegjez TV2 , tha se një njeri kishte lidhje me ekstremistët e krahut të djathtë.
RFE/NOA