E shtunë, 23 korrik 2011, NOA- Ka vdekur në moshën 95 vjeçare babai i kukullës Barbi. Quhej Elliot Handler dhe ka qenë themeluesi i fabrikës nga e cila prodhoheshin kukullat Barbi qysh në vitet ‘50.
Më kukullat e prodhuara nga kjo fabrikë dhe nga ideimi i Handler kanë lozur mijëra e miliona fëmijë në të gjithë botën.
Por në fakt ka qenë gruaja e tij Ruth ajo që e ka realizuar fillimisht këtë kukull, ndërsa më pas bashkëshorti i saj Elliot u dashurua aq shumë sa që vendosi ta prodhojë në masë të madhe, duke ia dedikuar këtë nismë vajzës së tij Barbara.
Menjëherë pas daljes në treg këto kukulla patën një sukses të paimagjinueshëm, duke treguar se sa gjeniale kishte qenë ideja të prodhoje një kukull e cila do të ngjante si e rritur.
Edhe sot e kësaj dite këto lloj kukullash janë ndër më të suksesshmet në treg dhe pothuajse të gjitha vogëlushet kanë nga një në mos më tepër në shtëpitë e tyre.
Kukulla e parë Barbi doli në raftet e dyqaneve të lodrave në mars të vitit 1959, e veshur me rroba banje si zebër, por që nga ajo kohë shndërrimet që kanë pësuar këto kukulla kanë qenë të panumërta.
Gjithsesi kukulla Barbi një pjesë të famës ia dedikon edhe të fejuarit të tij Ken si dhe motrave të saj të panumërta.
a.y/NOA