Vlorë, 23 korrik 2011, NOA- Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në një banesë në qytetin e Vlorës.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se nga shpërthimi në një hyrje në katin e nëntë të pallatit ka ngelur i plagosur një 50 vjeçar, por identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.
Sakaq ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” ndërsa i plagosuri i këtij sulmi sipas dëshmitarëve jetonte me qera në këtë banesë.
Menjëherë pas shpërthimit të fuqishëm i dëmtuari është dërguar në drejtim të spitalit, por bëhet e ditur se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga ana e uniformave blu ka nisur menjëherë puna për identifikimin e autorëve të ngjarjes si dhe të arsyeve që çuan në këtë shpërthim brenda banesës.
a.y/NOA