English

Aleanca Kuq e Zi: Mijëra shqiptarë, grekë të rremë

Sarandë, 24 korrik, NOA - Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një miting paraditen e sotme në qytetin e Sarandës. Qindra të rinj kanë protestuar kundër regjistrimit fetar dhe ligjit që miratuar nga qeveria. Drejtues të Aleancës kanë deklaruar se do të vazhdojnë përpjekjet ligjore dhe sensibilizimin e qytetarëve për të shpallur të pavlefshëm ligjin në fjalë. “Ligji i novatorëve është anti-kushtetues”, kanë thënë drejtuesit e Aleancës për dokumentin që do të zbatohet nga Ministria e Inovacionit dhe e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Të rinjtë kanë kërkuar nga qeveria dhe gjetjen e abuzimeve në lidhje me dëshminë e rremë të kombësisë. Sipas tyre janë; “mijëra shqiptarë janë grekë të rremë”. Nga ana tjetër ata kanë theksuar se çdo minoritet do të respektohet, por nuk do të lejohet falsitete dhe manipulime nga ana e qytetareve për të përfituar më pas të mira materiale.

a.k/NOA

KOMENTE