Berat, 24 korrik, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një fshat të beratit. Një burrë 65-vjeç ka vrarë djalin e tij 36-vjeçar, për shkak se ka marrë pjesë në dasmën e dajës së tij.
Vendimi ekstrem i 65-vjeçarit Y.C është marrë pasi ai kishte kohë që nuk fliste me kunatin e vet, e për këtë arsye nuk ka pranuar që djali i tij ti shkonte në dasmë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Arrëz, në banesën e 65-vjeçarit. Pas ngjarjes tragjike mësohet se Y.C është dorëzuar në polici.
a.k/NOA (vijon..)