Tiranë, 24 Korrik 2011 NOA - Gjashtë automjete janë përfshirë në një karambol dhe për pasojë mbetën të plagosur shtatë persona. Aksidenti i cili rrezikoi të kishte përmasa tragjike ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës pranë “City Park”, mbrëmjen e së shtunës.
Burime nga policia thanë për agjencinë NOA se në aksident u përfshinë gjashtë makina të cilët u përplasën me njëra-tjetrën.
Policia rrugore shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se fillimisht janë përplasur dy makina ndërsa 4 të tjerat nuk kanë mundur të frenojnë duke u përplasur në grup.
Të plagosurit u transportuan në Spital Ushtarak të Tiranës nga ku mësohet se tre prej tyre kishte marrë plagë dhe iu nënshtruan kujdesit mjekësor. Kurse katër të tjerët, pas mjekimit u dërguan menjëherë në banesën e tyre.
Policia po vazhdon hetimet për të zbuluar fajtorët e aksidentit.
e.t/NOA