Tiranë, 24 Korrik 2011 NOA - Në pamundësi për të rritur fëmijën pasi bashkëshorti i saj u burgos për vrasje, një nënë abortoi në muajin e katërt të shtatzënisë. Kur kishte mbetur shtatzënë 32-vjeçarja ishte shumë e lumtur për fëmijën e saj të tretë, që do të vinte në jetë.
Por vetëm 3 muaj pasi kishte mbetur shtatzëne, 32 vjeçarja mbeti e vetme pasi bashkëshorti i saj u arrestua nga policia për një vrasje të dyfishtë.
Burri i saj, Ylli Sherifi banues në lagjen Allias në Tiranë, vrau në fillim të këtij muaji “krushqit”. Viktimat e tij ishin, Fatmir Elmazi dhe Anife Elmazi.
Djali i viktimave ishte martuar me vajzën e Sherifit pa dëshirën e këtij të fundit. Në këto kushte 35-vjeçari Sherifi shkoi në banesën e familjes Elmazi dhe qëlloi me automatik duke vrarë krushqit dhe plagosur rëndë dhëndrin e tyre.
Ndërkohë bashkëshortja e Sherifit ka abortuar dy ditë më parë fëmijën, për shkak të gjendjes ekonomike të rënduar pasi arrestimit të tij.
E vetëdijshme se burrin e saj e pret një kohë e gjatë në burg për shkak të dy vrasjeve që ai kreu, e reja vendosi të abortonte fëmijën në pamundësi për ta rritur e vetme.
e.t/NOA
Më shumë mbi masakrën në Allias