Utoya, 24 korrik 2011 NOA - Në mesin e të zhdukurve në tragjedinë e Norvegjisë në ishullin Utoya , dyshohet se është edhe një shqiptare nga Kosova, Lejla Selaçi. Faqet online kosovare raportojnë se disa qytetarë kanë njoftuar se në mesin e të zhdukurve në këtë ishull, mendohet të jetë edhe një shqiptare.
Lejla thuhet se ka qenë në Konventën e të rinjve në ishullin Utoya . Në profilin e Selaçit në rrjetin social FB, është hapur edhe një blog i posaçëm ku të rinjtë, kryesisht të huaj pohojnë dyshimet për zhdukjen e vajzës.
Ndërkohë nga ana e autoriteteve kosovare nuk jepet asnjë informacion lidhur më vazjën, e cila dyshohet si e zhdukur. a.q/NOA