English

Mblidhet Këshilli Bashkiak, Basha ulet në karrigen e ish – kryetarit Rama

Tiranë, 24 korrik 2011 NOA – Edi Rama, po jeton orët e fundit të mandatit të tij si kryetar i bashkisë së Tiranës, pas zgjedhjes për herë të parë në tetor të vitit 2000.

Të hënën në orën 11.00, sipas njoftimit zyrtar do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Sipas protokollit është sekretari i përgjitshëm i këtij i këtij institucioni,Vladimir Gjonaj, i cili thërret takimin e parë të të zgjedhurve vendorë për bashkinë më të madhe në vend. Nesër paradite kryetari i ri i bashkisë së kryeqytetit, i dalë nga zgjedhjet e 8 Majit, Lulzim Basha do të bëjë betimin. Në këtë mënyrë i jepet fund qeverisjes gati 11 vjeçare të socialistit Edi Rama, mandati i të cilit përfundon pikërisht me betimin e Bashës.

Betimi i kryebashkiakut të ri vjen pas një odiseje 2 mujore në dyert e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, pas pretendimit të socialistëve për parregullsi në votimin e kryer në 8 Maj në kryeqytet. Vendimi i fundit, i datës 8 korrik i Kolegjit dhe rrëzimi i kërkesës së PS për shpallje pavlefshmërie në disa qendra votimi, e bëri zyrtarisht Lulzim Bashën kandidatin më të votuar nga kryeqytetasit.

a.q/NOA

KOMENTE