English

Pasqyra e shtypit, 24 korrik 2011

Tiranë, 24 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 24 korrik 2011.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “Berisha largon miqtë e Topit nga kryesia e PD”, i cili flet për mbledhjen e djeshme të kryesisë së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Disa tituj të tjerë janë; “Profili i vrasësit të 92 njerëzve”, “BE; Shqipëria dështoi, nuk i plotësoi 2 kriteret”, “Berat, Babai vret të birin se shkoi në dasëm”.

Gazeta “Panorama” hapet me titullin kryesor; “Lista me 42 emra, PD, Basha me 42 emra për Kryesinë”, i cili flet për mbledhjen e djeshme të PD. Një tjetër argument i kësaj gazeet është dhe “Kadri Hazbiu në hetuesi: Eshtrat e Beqir Ballukut i nxorëm nga varri dhe i dogjëm me acid”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor, “Reforma në “Alb Petrol” nxjerr në rrugë 3000 naftëtarë”, i cili flet për reformën në sektorin e naftës. Disa tituj të tjerë janë; “ Basha kryeson, lë pas Topallin dhe Patozin”, “Sequi: Perspektiva e Shqipërinë në BE, në rrezik”, “Rama, 4 orë më kryesocialistët për strategjinë e re”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Berisha: Edi Rama po bën opozitë me renegatët e PD” i cili pasqyron deklaratat e bëra dje nga kreu i PD-së. Disa tituj të tjerë janë; “Basha, më i votuari në Këshillin e PD, ndiqet nga Olldashi”, “Një “Ushtar” i dytë i panjohur që mbledh të papunët”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE