Piza, 24 korrik 2011 NOA – Peshon 147.3 kg dhe sapo ka marrë një çmim bukurie. Napoletania Ornella Chiapperini është zgjedhur Miss Trashaluqja e Italisë, gjatë konkursit të zhvilluar në Piza.
26 vjeçarja është shtëpiake dhe një vit më parë mori çmimin Miss Simpatia kur peshonte 150 kilogramë.
28 konkurentët kishin një peshë përtej 100 kg dhe ky ishte edicioni i 22-të.
a.q/NOA