Egjipt, 24 korrik, NOA - Mbi 230 persona janë plagosur gjatë përleshjeve ndërmjet aktivistëve pro-demokratikë dhe mbështetësve të regjimit ushtarak të Egjiptit. Raportet thonë se dhuna shpërtheu pasi rreth 10 mijë protestuesit e tubuar bënë përpjekje për të marshuar drejt Ministrisë së Mbrojtjes në Kajro, duke përsëritur kërkesat për përshpejtim të reformave dhe tranzicion demokratik.
Mësohet se trupat ushtarake kanë përdorur bomba zjarri dhe armë të tjera për të shpërndarë protestuesit.
Marshi përkoi me përvjetorin e 59-të të grusht-shtetit ushtarak të Egjiptit, i cili përmbysi monarkinë dhe solli drejtues ushtarakë në pushtet.
Këshilli aktual i ushtrisë është në krye të Egjiptit që nga 11 shkurti, kur ish-presidenti Hosni Mubarak dha dorëheqje në mesin e kryengritjeve popullore kundër regjimit të tij.
NOA/RFE