Një mbrëmje unike tingujsh, efektesh ndriçuese dhe projeksionesh me artistët më të mirë të baletit dhe valleve, këngëtarëve më të njohur popullorë dhe artistëve të teatrit kombëtar, shoqëruar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura. Kjo është ajo ç’ka ka ofruar për të gjithë spektatorët që e ndoqën nga afër, por edhe nëpërmjet ekranit koncertin madhështor që u tansmetua mbrëmjen e së shtunës në një nga zonat më të bukura turistike të vendit tonë, në Kalanë Vilë-Bashtovë të komuns Gosë, Kavajë.
Koncerti “Shqipëria e traditave artistike nga lashtësia në ditët tona”, i cili u mundësua nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha, si dhe nën mbështetjen e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Arben Imami, ngjiti në skenën e improvizuar në brendësi të mureve rrethuese të kalasë, Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura nën drejtimin e dirigjentit Altin Babameto dhe Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, të udhëhequr nga solisti i njohur i skenave kombëtare dhe ndërkombëtare, Rexhep Çeliku, të cilët për rreth dy orë morën duartrokitjet e spektatorit që kishte ardhur për të ndjekur nga afër këtë eveniment.
Projekti për të shpalosur vlerat etnomuzeale dhe turistike të Shqipërisë, angazhoi stafin drejtues nën udhëheqjen e Mjeshtrit të Madh, Maestro Zhani Ciko, Qëndrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Komuna Gosë, Kavajë, solli për shikuesit një risi të veçantë duke na përcjellë emocionet e këngëve dhe valleve më të bukura të të gjitha trevave të Shqipërisë, të shoqëruara këto edhe nga veshjet tipike që karakterizon secilën krahinë të vendit tonë.
Ky event i madh artistik u realizua në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve kulturore-artistike, Radio Televizionit Shqiptar, Ministrisë së Mbrojtjes, Teatrit Kombëtarë të Operas dhe Baletit, pushtetit vendor, etj., me qëllim të shpalosjes së idesë: “Shqipëria është klulturë dhe Turizëm”.
Vizitorë, turistë të huaj dhe pushues vendas, për herë të parë në një mjedis atraktiv, nën muret veneciane të kalasë shekullore të Vilë-Bashtovës ishin admiruesit e veçantë në këtë vend buzë adriatikut, që është vlerësuar si një nga magjitë e natyrës turistike shqiptare.
“Rituali i Jetës”, ky muzikal me koreografi të Arian Sukniqit është një sukses dhe një arritje e trupës së baletit të TOB-it dhe Ansamblit Popullor. Pjesmarrja e e Orkestrës Frymore të FA, i dha eventit jo vetëm madhështinë korcentale por dhe virtuozitetin artistik.
Berisha ndjek koncertin etno-muzikal, në kalanë e Vil-Bashtovës
Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja Liri Berisha, ndoqi dje në mbrëmje, koncertin etno-muzikal “Shqipëria e traditave artistike nga lashtësia në ditët tona”, që u performua nën muret veneciane të kalasë mesjetare të Vil-Bashtovës, në Kavajë, nga orkestra dhe artistë të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe orkestrës frymore të Forcave të Armatosura.
Kjo mbrëmje koncertale, një veprimtari krejt e veçantë muzikore e koreografike, u organizua me synimin për të inkurajuar zhvillimin e eventeve të tilla në monumente kulturore, atraktive për turizmin në vend. Koncerti shënoi ngjarjen e parë artistike në kalanë e Vil-Bashtovës, duke e lancuar atë si një destinacion për turizmin historik e kulturor.
Për rreth 1.30 minuta, Kryeministri Berisha kaloi një mbrëmje unike, nën tingujt dhe efektin magjepsës të performancës së artistëve më të mirë të baletit, valleve dhe këngëtarëve më të njohur popullorë.