English

Studimi: Si shfrytëzohen emigrantët shqiptarë në Itali, pa sigurime dhe të keqpaguar

Milano, 24 korrik, NOA - Ata quhen Antoniu, Dritm dhe Nuredin. Vijnë nga Rumania, Shqipëria, Maroku dhe janë vetëm 3 nga mijëra emigrantë të cilët po ndërtojnë atë që quhet Milanoja e re në Itali...

Të keqpaguar dhe rastësorë në punë, pa asnjë mbrojtje në rast të aksidenteve apo sëmundjeve, pushime të papaguara dhe orë zero të paguara sigurimesh, gjithçka në të zezë.

Kjo është drama e tre punonjësve emigrantë të ndërtimit, që e përditshmja italiane “La Repubblica” ka marrë në shqyrtim në një artikull të posaçëm të saj, ku trajton problematikat e tyre.

Sipas saj, shifrat e evazionit fiskal të firmave italiane të ndërtimit që përfitojnë nga mospagesa e taksave prej punëtorëve shqiptarë të padeklaruar janë mjaft të larta.

Konkretisht, duke iu referuar raportit të tretë për industrinë e ndërtimit dhe punës së emigrantëve, në rajonin e Lombardisë, në këtë artikull citohet shifra prej 1.394.000.000 Eurosh, të evazionit fiskal.

Sipas tij, gama dhe metodat që përdoren në kurriz të emigrantëve janë nga më të shumtat si ajo e kontratave punëtorë part-time, kur në fakt ata punojnë me orar të plotë; rritjen e orëve mungesë; trajtimi si punëtorë të pakualifikuar, edhe pse ata mund të jenë të kategorive të dyta ose të treta në profesionin përkatës etj.

“Punëdhënësit kërkojnë për të ulur shpenzimet në çdo mënyrë, të mundshme, në kurriz të punëtorëve, apo taksave dhe sigurisë në vendet e ndërtimit", sqaron Alessandri De Franco, Sekretari i Përgjithshëm i Fillea CGIL, në Milano.

Studimi tregon se si recesioni në Itali është veçanërisht i pamëshirshëm me punëtorët emigrantë: Kështu, në vitin 2009 ka pasur 71.012 të huaj që punojnë në rajonin e Lombardisë, ku nga këto, vetëm 34.425 në Milano dhe 52,1 për qind përfaqësojnë numrin e përgjithshëm të të punësuarve në industri dhe një rekord kombëtar.

Ndërsa brenda 12 muajve, megjithatë, pati një rënie prej tre për qind dhe deri tani, figurojnë 63.518 emigrantë që punojnë në vendet e ndërtimit të Lombardisë, në Milano ata kanë arritur në 31.341.

Në bilanc, rreth dhjetë mijë njerëz kanë humbur punën e tyre në Itali.

Edhe pse shumica e forcës së punës, emigrantët, mesatarisht paguhen më pak, atyre u mbahet edhe një TVSH, duke rezultuar si "profesionistë". Në këtë mënyrë, punëdhënësit janë të përjashtuar nga përgjegjësia në rast të një aksidenti.

n.e/NOA

KOMENTE
  • bagdagyll17:17 - 24 Korrik 2011
    afangullo qeverise italiane !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!¨¨