English

Vrasjet, Breivik lidhje me grupet raciste britanike

Londër, 24 korrik 2011, NOA - Anders Breivik kishte bashkëpunuar me një grup britanik të së djathtës ekstreme, (EDL) se si të ushqente urrejtje kundër muslimanëve.

një email tek faqja politike norvegjeze, Document.no, Breivik ka pohuar se ai kishte diskutuar taktikat me grupin ,"Stop islamizimit të Evropë”.

Breivik admironte English Defence League (EDL) për mënyrën se si ai arriti të provokojë reagime ekstreme nga grupet myslimane, duke ëndërruar kështu, për krijimin e një grupi të ngjashme në Norvegji.

Si pasojë e sulmeve të kryera ditën e premte kanë vdekur të paktën 92 njerëz dhe janë plagosur 97. Dyshohet se numri i të vdekurve do të shtohet, pasi ka dhe persona të zhdukur. Hetimet flasin që pas këtyre sulmeve ka gjasa të jetë edhe një bashkëpunëtor i mundshëm. Sipas të dhënave të policisë, Breivik është një i krishterë fundamentalist i lidhur me ekstremistë të krahut të djathtë.

a.q/NOA

KOMENTE